minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
22 viktima dhe mbi 1,100 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut - Struga.info


22 viktima dhe mbi 1,100 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
22 viktima dhe mbi 1,100 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Njëzetedy të vdekur nga koronavirusi, 1,192 të infektuar dhe 359 të shëruar është bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Rastet e reja, sipas këtyre të dhënave, rezultojnë nga testimi i 3,211 mostrave.

Numri i testeve thuhet të jetë rekord, sikurse është edhe numri i të infektuarve brenda një dite, që nga paraqitja e pandemisë, në muajin mars.

Sa u përket viktimave, tetë u konfirmuan në Shkup, nga dy në Tetovë, Shtip, Veles, Manastir dhe Ohër, ndërsa nga një në Gostivar, Pehçevë dhe Krushevë.

Advertisement

Ndërkohë, nga të infektuarit, vetëm në Shkup u evidentuan 571 raste.

Me numër më të madh janë edhe Tetova (87), Kumanova (63), Shtipi (50), Ohri (49).

Maqedonia e Veriut ka konfirmuar gjithsej 35,097 raste me koronavirus.

Prej tyre, 1,071 pacientë kanë vdekur dhe 22,024 janë shëruar.

Advertisement

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse, ndërsa gjithashtu ka premtuar ndihmë për përballje me pandeminë.

Javën e ardhshme, qeveria pritet të publikojë pakon e katërt në ndihmë të bizneseve, por edhe kategorive të ndryshme të qytetarëve, që arrin në 500 milionë euro./R.E.L

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy