Shifra të rënda në Maqedoninë e Veriut/ 627 të infektuar dhe 15 viktima në një ditë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shifra të rënda në Maqedoninë e Veriut/ 627 të infektuar dhe 15 viktima në një ditë

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të martën 627 persona të infektuar dhe 15 të vdekur me koronavirusin e ri.

Autoritetet maqedonase kanë regjistruar edhe 531 persona të shëruar, njëherësh numrin më të lartë të atyre që kanë fituar betejën ndaj sëmundjes COVID -19, që shkakton koronavirusi, që nga muaji shtator.

Të dhënat janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar testimit të 2,236 mostrave në 24 orët e fundit.

Numri më i madh i viktimave është regjistruar në Shkup, gjithsej shtatë persona, tre janë regjistruar në Veles, dy në Gjevgjeli dhe nga një në Ohër, Reshnjë dhe Dellçevë.

Advertisement

Viktima më e re është e moshës 41 vjeçe ndërsa më i moshuari i moshës 87 vjeç.

Në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 949 viktima.

Nga 27,827 persona të diagnostikuar me COVID-19, 19,49 janë shëruar ndërsa 7,399 janë ende aktivë.

Në mesin e të infektuarve është edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Advertisement

Shkupi vazhdon të kryesojë numrin e personave më të infektuar, me gjithsej 11,491 raste.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Klinikën Infektive në Shkup janë të shtruar 152 persona, prej të cilëve 110 janë në oksigjenoterapi. Në spitalet tjera të vendit nga koronavirus po trajtohen rreth 500 persona të tjerë.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të martën ka nisur debatin për miratimin e ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse.

Me këtë ligj pritet të shtrëngohen masat mbrojtëse ndërsa kryesisht kanë të bëjnë me mbajtjen e maskës edhe në ambiente të hapura, ndalimin e grumbullimit të më shumë se katër personave pas orës 22:00, përfshirë vizitat familjare./R.E.L

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy