
Qindra fermerë u ngritën në protestë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë daneze për të vrarë miliona nuselala. Më shumë se 500 traktorë, që mbanin flamuj danezë, dolën në rrugët e Kopenhagenit për të demonstruar kundërshtinë e tyre.
“Kjo nuk është e drejtë. Tani i gjithë sektori duhet të mbyllet”, tha një 19-vjeçar, i cili punon në një fermë në Danimarkë.
Qeveria është detyruar të pranojë se vendimi i saj për të vrarë më shumë se 15 milionë nuselala nuk kishte asnjë bazë ligjore. Vendimi u mor pasi tek kafshët u zbulua një mutacion i koronavirusit që mund të përhapej tek njerëzit.
Qeveria kërkoi falje dhe ministri i Bujqësisë dha dorëheqjen të mërkurën. Por plani vazhdon për të vrarë të gjithë nuselalat.
Danish farmers protesting in Copenhagen today against the governments #mink cull. #dkpol #COVID19 pic.twitter.com/jEuXEW1FQV
Advertisement— Kieran Clarke (@clarkekj) November 21, 2020