Qindra pronarë lokalesh protestojnë kundër mbylljes në Francë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qindra pronarë lokalesh protestojnë kundër mbylljes në Francë

Qindra pronarë lokalesh dhe restorantesh në Marsejë të Francës protestuan kundër një urdhri për t’u mbyllur sërish për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Qeveria franceze urdhëroi bare e restorante në Marsejë të mbyllen për dy javë, pasi u shënua një rritje e rasteve. Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran tha se kjo është një masë e nevojshme.

Por pronarët e bareve dhe restoranteve nuk mendojnë njësoj. Një prej protestuesve, Bernard Marty tha se tashmë ai është në krizë të thellë prej pandemisë dhe se ekonomia do të shkatërrohet.

Advertisement

“Ne jemi në dëshpërim të plotë, kur na mbyllin na dëshpërojnë”, tha ai.

Disa prej protestuesve bërtitën “Qëndroni të hapur, mos u mbyllni”.

Qindra pronarë lokalesh protestojnë kundër mbylljes në Francë shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy