
Mëngjesi i kësaj të premteje për kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nisi me një vizitë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.
Arsyeja e kësaj vizite ishte për të përshëndetur nga afër bebet e para për vitin 2021, ashtu siç është bërë traditë tashmë.
Advertisement
Rama dhe Manastirliu ndanë çekun, buqeta dhe dhurata për Ajlën dhe Merin, dy vajzat e para që erdhën në jetë sapo u ndërrua viti. Në orët e para të Vitit të Ri lindën 14 bebe.
Advertisement