minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Parlamenti grek votoi pro zgjerimit me 12 milje në Jon, paralajmëron Turqia: Mos guxo shtrirjen në detin Egje - Struga.info


Parlamenti grek votoi pro zgjerimit me 12 milje në Jon, paralajmëron Turqia: Mos guxo shtrirjen në detin Egje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parlamenti grek votoi pro zgjerimit me 12 milje në Jon, paralajmëron Turqia: Mos guxo shtrirjen në detin Egje

Pas votimit në Parlamentin helen pro zgjerimit me 12 milje të Greqisë në ujërat e detit Jon, ka ardhur reagimi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Zëdhënësi i ministrisë Hami Aksoy tha se “Turqia ka të drejta dhe interesa jetësore në Detin Egje, ku prevalojnë rrethanat e veçanta gjeografike.

Qëndrimi i Turqisë që ujërat territoriale në Detin Egje nuk duhet të shtrihen në mënyrë të njëanshme duke kufizuar lirinë e lundrimit, si dhe qasjen në det të Turqisë apo vendeve të treta, njihet nga të gjitha palët.

Pozicioni ynë mbetet i pandryshuar”.

Advertisement

“Shtrirja e ujërave territoriale në Detin Jon nga Greqia, në 12 milje detare, arrin deri në Jug të Gadishullit Peliponezit dhe nuk prek Detin Egje në asnjë mënyrë”, theksoi ai.

Pas afro 6 vitesh Turqia dhe Greqia pritet të rinisin të hënën bisedimet eksploruese, që do të hyjnë në raundin e tyre të 61-të.

Gjatë debatit të zhvilluar sot në Kuvend, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis përsëriti qëndrimin e tij se Greqia është në të drejtën e saj të zgjerojë ujërat e saj territorialë.

Me votën e 284 deputetëve, ligji jep dritën jeshile për zgjerimin e ujërave territoriale në Kretë dhe zona të tjera “në kohë dhe në kushte”, siç tha kryeministri, “që qeveria zgjedh“. Votën pro ligjit e dhanë edhe pesë parti opozitare duke dërguar, sipas vëzhguesve politikë, një mesazh të solidaritetit kombëtar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy