
Për shkak të situatës së rënduar epidemiologjike, Greqia ka vendosur që pika kufitare e Kapshticës të vijojë të qëndrojë e mbyllur deri në datën 22 shkurt. Afati u shty të hënën nga autoritetet greke.
Policia Kufitare e Kapshticës njoftoi se hyrja drejt Greqisë është e ndaluar, kurse hyrja në vendin tonë do të lejohet nga ora 06.00-22.00.
Advertisement
Të vetmit që lejohen të lëvizin janë këmbësorët dhe kamionë mallrash. Ndërsa mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk mund të kalojnë.