minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Sot pesë viktima dhe 367 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni - Struga.info


Sot pesë viktima dhe 367 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.596 testime për coronavirus, ndërsa 367 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-167, Prilep – 37, Kavadar – 33, Ohër – 17, Veles – 15, Kumanovë dhe Tetovë – 14 secili, Gostivar dhe Negotinë – 12 secili, Stip dhe Gjevgjeli – 7 secili, Manastir – 6, Strugë dhe Kratovë – 4, Strumica dhe Resnjë – 3 secili, Kocani, Delçevo, Probishtipi dhe Krusheva – 2 secili, Kërçova, Kriva Pallanka, Berova dhe Vallandova – 1 secili.

Nga MSH njoftojnë se në këtë periudhë kanë ndërruar jetë edhe pesë pacientë.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 202 pacientë të shëruar.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 96.518, prej të cilëve 87.324 janë shëruar, ndërsa 2.971 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (12 shkurt) është 6.223./Telegrafi/

The post Sot pesë viktima dhe 367 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy