minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Sot tetë viktima dhe 314 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni - Struga.info


Sot tetë viktima dhe 314 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.161 testime për coronavirus, prej të cilëve 314 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup – 179, Kavadar – 17, Prilep – 16, Veles – 12, Ohër – 11, Tetovë – 10, Manastir – 7, Dellçevë – 6, Gjevgjeli dhe Negotinë – nga 5 në të dy qytetet, Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Strugë, Radovish, Demir Hisar dhe Demir Kapija – 4 secili qytet, Kërçovë dhe Krushevë – 3 secili, Shtip, Sveti Nikollë dhe Kriva Pallankë – 2 secili, Resnjë, Probishtip, Vinica, Vallandovë, Kratovë dhe Dojran – 1 secili qytet.

Nga MSH thonë se në ditën e fundit kanë ndërruar jetë edhe 8 pacientë, kurse Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 210 pacientë të shëruar.

Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 94.196, prej të cilëve 83.634 janë shëruar, ndërsa 2.908 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (5 shkurt) është 7.654./Telegrafi/

Advertisement

The post Sot tetë viktima dhe 314 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy