minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Në repartet infektive në Maqedoni mjekohen 917 pacientë me COVID-19 - Struga.info


Në repartet infektive në Maqedoni mjekohen 917 pacientë me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në repartet infektive në vend për momentin po kurohen 917 pacientë të prekur nga Covid-19 dhe ka afro 290 shtretër të lirë në Kovid Qendrat, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid-Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 28 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga coronavirusi. Gjithsej 350 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19, po kurohen në repartet infektive në kryeqendër.

Gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat interne ka pasur 8 pranime. Në Kovid Qendrën “8 Shtatori” ka pasur 13 pranime të pacientëve dhe 19 të tjerë janë pranuar në Klinikën Infektive, gjatë ditës së djeshme. Në Kozle ishin pranuar 5 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit në shtëpi janë lëshuar 23 pacientë të shëruar./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Në repartet infektive në Maqedoni mjekohen 917 pacientë me COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy