Në repartet infektive në Maqedoni mjekohen 675 pacientë me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshimtë me koronavirus të cilët mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në mbarë vendin është 6751 dhe ka rreth 370 shtretër të zbrazët spitalor në kovid-qendrat, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 33 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 253 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për COVID-19 mjekohen në repartet infektive në kryeqytet.

Në kovid-qendrat në spitalet e qyteteve tjera është paraqitur se mjekohen gjithsej 422 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me koronavirusin.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 29 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në COVID-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 40 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 20 pacientë, në Veles mjekohen 31 të sëmurë, në Kumanovë 60 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në COVID-19. Në Kovid qendrën në Ohër janë hospitalizuar 55 pacientë, në Prilep 67, në kovid-qendrën në Gostivar 5, ndërsa në Strugë 19 të sëmurë.

Advertisement

Në spitalin në Strumicë janë hospitalizuar 21 pacientë, në Koçan pesë, në Kërçovë tetë, Kavadar 41, në Gjevgjeli tetë persona, ndërsa në Dibër 13 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirusin.

Gjatë ditës bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar ku lirohen shtretër plotësues.

Të gjitha repartet e klinikave spitalore disponojnë me shtretër spitalor te të cilat ka mbështetje të oksigjenit. Ministria ka kontroll në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë repartet plotësisht do të zgjerohen, qëndron në kumtesë.

Advertisement

Në repartet infektive në Maqedoni mjekohen 675 pacientë me COVID-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy