Garda Civile Spanjolle ka arrestuar një nga drejtuesit me të kërkuar të mafias kalabreze, Ndragheta.
34 vjecari, Giuseppe Romeo, njihet si nje nga drejtuesit kryesorë të organizatës kriminale, ndërsa emri i tij është në listën e të arratisurve më të rrezikshëm.
Sipas autoriteteve italiane, 34-vjeçari mbante rolin e promovuesit, organizatorit dhe financuesit të trafikut të kokainës në Evropë.
Romeo jetonte në Gjermani, por ai udhetonte shpeshhere midis Kalabrisë, Lombardisë dhe Evropës veri-perëndimore për të gjetur klientet e tij per trafikimin e lëndës narkotike.
Giuseppe Romeo ka marrë dy urdhra arresti nga autoritetet italiane, ndërsa në nëntor të 2020 gjykata e ka dënuar në mungesë me njëzet vite burg. 34-vjeçari akuzohet për trafik ndërkombëtar te lëndeve narkotike, posedim të drogëssi dhe për pastrim parash.