Romeo i punon një rreng Jonidës, këngëtarja përfundon në pishinë me peshqir dhe syze (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Romeo i punon një rreng Jonidës, këngëtarja përfundon në pishinë me peshqir dhe syze (FOTO)

Prej disa ditësh, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj, ndodhen në Porto Montenegro, një destinacion jahtesh luksoze në Mal të Zi.

Çifti i njohur i showbiz-it që e bëri publike romancën gjatë karantinës, po shijon këto ditë pushimesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Madje ata nuk kanë ngurruar që të postojnë foto e video nga pushimet së bashku, ku nuk mungojnë as imazhet e këndshme e një rrengu që Romeo i punoi Jonidës.

Advertisement

Në përpjekje për t’i realizuar një foto buzë pishinës, Romeo e shtyn Jonidën në të, e cila përfundon në ujë me gjithë peshqir dhe syze.

“Shiko pak majtas”, i thotë aktori partneres së tij, e cila pati besimin se do t’i realizonte një foto të bukur, por jo!

Mali i Zi është destinacioni i radhës i pushimeve të çiftit, pas atij në jug të Shqipërisë ku Romeo dhe Jonida kaluan disa ditë fantastike gjatë pandemisë.

Çifti pranoi lidhjen nëpërmjet disa videove në TikTok dhe që atëherë në rrjete sociale kanë ndarë herë pas here momente së bashku.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy