Protestë për pallatin e prishur nga tërmeti në Durrës: Bashkia nuk do ta ndërtojë në të njëjtin vend

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protestë për pallatin e prishur nga tërmeti në Durrës: Bashkia nuk do ta ndërtojë në të njëjtin vend

Banorët e ish-pallatit Barons në lagjen numër 6 në Durrës, i cili u shemb nga lëkundjet sizmike të 26 nëntorit, dolën në protestë këtë të mërkurë.

Ata hodhën akuza në drejtim të kryebashkiakes Emirjana Sako, raporton Vizion Plus, pasi, sipas tyre, ka vendosur që pallatin ku ata banonin të mos e rindërtojë në të njëjtin vend ku ishte.

 

Banore

Advertisement

Ne kerkojme rindertimin e pallatit ne te njejtin truall. Ashtu sic eshte vendosur per cdo pallat tjeter ne Durres. Ështe ne te drejten tone qe pallati te ndertohet aty ku eshte perderisa komisioni shteteror i rindertimit ka dale ne nje vendim qe pallati ish Baronsi do te ndertohet ne te njejtin truall. Ne jemi shume te indinjuar se kete vendim e ka ndryshuar vetem titullari u bashkise, kryetarja e bashkise. Na kane thene qe ju do sistemoheni ne nje vend tjeter dhe aty nuk do ndertohet pallat. Aty ka pasur viktima.

 

Banore

Kjo eshte nje vjedhje e hapur e prones tone. Ne i kemi shtepite me certifikiata, kemi punuar nje jete per kete shtepi. Kjo eshte nje vjedhje shume e paster.

Advertisement

 

Banorët pretendojnë se trualli po u grabitet pasi qeveria ka miratuar rindërtimin e pallatit në të njëjtin vend.

 

Banore

Advertisement

Problemi qendron tek bashkia Durres qe ka nxjerre nje vendim se qeveria e ka miratuar vendimin e pallatit tone per tu ndertuar. Ndersa bashkia ka nxjerre nje urdher tjeter per ta bere memorial, qe eshte e padrejte. Ne jemi banore, pronare te tokes. Kjo kryetarja e bashkise na ka perzene ne menyre absurde.

 

Banore

Pallati 1032 tek baronsi. Keta duan ta marrin per vete ate vendin mbase dhe e kam gabim. Por ne e kemi ne mes te Durresit.

Advertisement

 

 

Në takimet që banorët kanë zhvilluar me përfaqësues të bashkise iu është komunikuar se pallatet që u shembën nga tërmeti dhe që pati viktima do të kthehen në memorial kushtuar këtyre të fundit.

 

Advertisement

Në ish-pallatin Barons humbën jetën dy qytetarë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy