Basha në Kombinat: Rama dështoi me rindërtimin, shtëpitë ne do i bëjmë në të njëjtin vend

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha në Kombinat: Rama dështoi me rindërtimin, shtëpitë ne do i bëjmë në të njëjtin vend

Kryetari i PD Lulzim Basha ka takuar qytetarët e zonës së Kombinatit në kryeqytet, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

 

Gjatë bisedave me banorët e kësaj zone, Basha ka akuzuar qeverinë se ka dështuar me procesin e rindërtimit, raporton Vizion Plus.

 

Advertisement

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Ka mijëra familje në çadra. Ka mijëra të tjerë të cilët nuk ju dha as minimumin për të mbijetuar. Pse u bë e gjitha kjo? Ju e dini që para se të binte tërmeti Shqipëria kishte mijëra apartamente të pa shitura, apo jo?

Advertisement

Qytetari: Ashtu është.

Lulzim Basha: Në vend që shteti këto apartamente t’i blinte dhe t’ua vente në dispozicion banorëve që u ishin prishur banesat e tyre në qytet, në vend që t’u jepte para në dorë atyre që jetonin nëpër fshatra që të ndërtonin shtëpitë e tyre, vuri një njeri, një hajdut me çizme, Edi Rama e riktheu në kabinet dhe e vuri Ministër të Rindërtimit. Në fakt rindërtimi është kthyer në një skemë abuzimi, vjedhje dhe shpërdorimi.”

 

Basha ka akuzuar qeverinë se synon të zhvendosë banorët në zona më të largëta për t’u marrë pronën.

Advertisement

 

 

Prona është e shenjtë. Nuk ka shtet që të shkel ligjin dhe të thotë ty, e ke patur shpinë këtu, por unë do të çoj atje. Do të marr pronën tënde se në pronën tënde do të bëj pallate për oligarkët, do bëj qendra tregtare për oligarkët dhe banorët do t’i çoj në Kënetë.

 

Advertisement

Lideri i opozitës u ka premtuar banorëve se pas 25 prillit nëse fiton zgjedhjet shtëpitë e tyre do të rindërtohen në të njëjtin vend ku ishin më parë.

 

“Lulzim Basha: Ti shkoni derë më derë dhe ti thoni çdokujt që është dëmtuar nga tërmeti që qeveria që do votoni me 25 prill ju dhe gjithë shqiptarët, shumica dërrmuese e shqiptarëve se gjithë shqiptarët kanë humbur në këto 8 vite. Do të jeni fitues, jo thjeshtë një parti por do jeni ju fitues. Ne rastin konkret, procesi i rindërtimit që është zvarritur me korrupsion, me zhvendosje të pronës, do vihet në binarë dhe do përfundojë shumë shpejt. Në rastin tuaj, pronat tuaja, aty ku i keni patur.”

 

Advertisement

Basha ka premtuar një qasje tjetër edhe ndaj pandemisë së koronavirusit pas 25 prillit.

 

 

“E dyta, ju garantoj që qeverisja pas 25 prillit të gjithë ata që kanë kaluar kovid-in do të përgatis do të hartoj një plan për t’i mbështetur financiarisht se ne e dimë që janë zhytur në borxh për të shpëtuar jetën e tyre dhe të familjarëve të tyre.”

Advertisement

 

Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndryshojnë realitetin duke votuar partinë demokratike në 25 prill.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy