
Finlanda është vendi më i lumtur edhe në kohën e Covid.
Raporti Botëror i Lumturisë I zhvilluarfcdo vit nga kompania Gallup World Poll analizon efektet e pandemisë në mirëqenien individuale dhe kolektive.
Vendi nordik, ben te ditur Vizion Plus, sikurse një nga vendet me nivelin më të lartë të mirëqënies e po ashtu me nivelin më të ulët të kriminalitetit, raportohet se dallon mbi vendet e tjera edhe tek efektet psikologjike që covid-19 ka dhënë tek qytetarët e vet.
Me pas ne renditje vijne menjehere dy vende te tjera nordike si Islanda dhe Danimarka dhe pastaj Zvicra, Hollanda, Suedia, Gjermania dhe Norvegjia.
Amerikanet jane ne vendin e 14 ne Raportin Boteror te Lumturise ndersa anglezet ne vendin e 18.
Italia e cila, ndonëse është vendi më I goditur ne botë nga Covid-19 ka pësuarf një rritje të vogël duke kapërcyar nga vendi I 28 në vendin e 25.
Shqiperia pavaresisht situates se pandemise por edhe problematikave qe la termeti, ne 2020 kane nje kapercim me 12 vende ne kete raport.
Me konkretisht , Shqiperia renditet ne vendin e 63 ne rang boteror nga 75 qe ishte nje vit me pare.
Publikimi i Raportit Botëror të Lumturisë 2021 bie në një kohë kur Covid-19 vazhdon të marre jete njerezish ne te gjithe boten. Pak me shume se nje vit me pare Organizata Botërore e Shëndetësisë zyrtarizoi pandeminë, e cila sot ka tejkaluar dy milione e 600 mije vdekje në të gjithë botën.
Të dhënat e këtij raporti, shkruan Vizion Plus, publikohen një ditë para 20 Marsit, që është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë.