minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Zbuloni vendin më të lumtur në botë në kohë pandemie, ku rënditen shqiptarët?! - Struga.info


Zbuloni vendin më të lumtur në botë në kohë pandemie, ku rënditen shqiptarët?!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbuloni vendin më të lumtur në botë në kohë pandemie, ku rënditen shqiptarët?!

Finlanda është vendi më i lumtur edhe në kohën e Covid.

Raporti Botëror i Lumturisë I zhvilluarfcdo vit nga kompania Gallup World Poll analizon efektet e pandemisë në mirëqenien individuale dhe kolektive.

Vendi nordik, ben te ditur Vizion Plus, sikurse një nga vendet me nivelin më të lartë të mirëqënies e po ashtu me nivelin më të ulët të kriminalitetit, raportohet se dallon mbi vendet e tjera edhe tek efektet psikologjike që covid-19 ka dhënë tek qytetarët e vet.

Me pas ne renditje vijne menjehere dy vende te tjera nordike si Islanda dhe Danimarka dhe pastaj Zvicra, Hollanda, Suedia, Gjermania dhe Norvegjia.

Advertisement

Amerikanet jane ne vendin e 14 ne Raportin Boteror te Lumturise ndersa anglezet ne vendin e 18.

Italia e cila, ndonëse është vendi më I goditur ne botë nga Covid-19 ka pësuarf një rritje të vogël duke kapërcyar nga vendi I 28 në vendin e 25.

Shqiperia pavaresisht situates se pandemise por edhe problematikave qe la termeti, ne 2020 kane nje kapercim me 12 vende ne kete raport.

Me konkretisht , Shqiperia renditet ne vendin e 63 ne rang boteror nga 75 qe ishte nje vit me pare.

Advertisement

Publikimi i Raportit Botëror të Lumturisë 2021 bie në një kohë kur Covid-19 vazhdon të marre jete njerezish ne te gjithe boten.  Pak me shume se nje vit me pare Organizata Botërore e Shëndetësisë zyrtarizoi pandeminë, e cila sot ka tejkaluar dy milione e 600 mije vdekje në të gjithë botën.

Të dhënat e këtij raporti, shkruan Vizion Plus, publikohen një ditë para 20 Marsit, që është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy