
4 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend, numri më i ulët i regjistruar prej muajsh, ndërsa janë zbuluar 659 raste të reja me COVID, nga 3487 testime të kryera.
Nuk e kanë fituar dot betejën me COVID 3 qytetarë nga Tirana dhe 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 62-89 vjeç.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 148 raste në Tiranë, nga 34 raste në Fier, Berat, nga 28 raste në Durrës, Elbasan, Gjirokastër, 26 në Korçë, 25 në Shkodër, 24 në Kukës, 23 në Vlorë, nga 20 raste në Pogradec, Gramsh, 19 në Kavajë, 18 në Lushnje, 17 në Tepelenë, 16 në Ura Vajgurore, 14 në Peqin, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mallakastër, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Kuçovë, 9 në Sarandë, nga 7 raste në Devoll, Vau i Dejës, 6 në Shijak, 5 në Mirditë, nga 4 raste në Përmet, Divjakë, Skrapar, nga 3 raste në Lezhë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Memaliaj, Kolonjë, Maliq, Poliçan, nga 2 raste në Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 rast në Rrogozhinë, Delvinë, Roskovec, Finiq, Cerrik, Këlcyrë.”
Ndërkohë, janë shëruar 522 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 392 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22994
Fier 2647
Durrës 1574
Vlorë 1422
Shkodër 1299
Gjirokastër 1225
Korçë 809
Lezhë 635
Elbasan 453
Kukës 346
Dibër 340
Berat 172