minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
14 viktima dhe mbi 700 raste me koronavirus në Kosovë - Struga.info


14 viktima dhe mbi 700 raste me koronavirus në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
14 viktima dhe mbi 700 raste me koronavirus në Kosovë

Kosova regjistroi të martën 14 raste të vdekjes nga koronavirusi.

Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) thuhet se pesë viktima u regjistruan në Prishtinë, dy në Gjakovë dhe nga një në Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, në 24-orëshin paraprak u konfirmuan edhe 752 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 3,892 mostrave.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 89,507, ndërsa i viktimave në 1,858.

Advertisement

Të shëruar nga koronavirusi janë 73,983 persona në total – prej tyre 665 në 24 orët e fundit.

Raste aktive aktualisht janë 13,666.

Kosova ka nisur këtë javë vaksinimin kundër koronavirusit me vaksinat AstraZeneca.

Dozat e kësaj vaksine, 24 mijë në total, kanë arritur të dielën, përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy