Katër viktima dhe 774 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Katër viktima dhe 774 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Katër viktima dhe 774 raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Kosovë. Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, dy raste të vdekjes u regjistruan në Ferizaj dhe dy në Prishtinë.

Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 3,586 mostrave, ndërsa numri më i madh i tyre është në Prishtinë: 274. Sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit, 903 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Shifrat e fundit e çojnë në 88,755 numrin total të rasteve pozitive në Kosovë. Prej tyre, 1,844 pacientë kanë vdekur dhe 73,318 janë shëruar.

Raste aktive në Kosovë aktualisht janë 13,593. Vaksinimi kundër koronavirusit pritet të nisë të martën. Kosova i ka pranuar vaksinat e para të dielën mbrëma.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy