minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Ushtria dhe policia do ta sigurojnë kufirin jugor dhe verior të Maqedonisë së Veriut - Struga.info


Ushtria dhe policia do ta sigurojnë kufirin jugor dhe verior të Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ta vazhduar gjendjen e krizës edhe për 30 ditë, presidenti i vendit, Stevo Pendarovski vendosi që të angazhojë ushtrinë.

Sipas vendimit, armata bashkërisht me policinë kufitare do të sigurojnë kufirin jugor dhe verior të vendit.

“Më bazë të Vendimit e Qeverisë për gjendje krize në një pjesë të territorit të RMV-së, për shkak të rrezikut nga tranzitimi i emigrantëve nëpër territorin e vendit tonë dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik nga emigrimi ilegal në kushte të pandemisë, presidenti i vendit mori vendim për angazhimin e armatës e cila bashkërisht me policinë kufitare do të sigurojë kufirin jugor dhe verior të vendit”, thuhet në njoftimin e kabinbetit të Pendarovskit.

Advertisement

Ndryshe, gje Qeveria në mbledhjen e 61-të vendosi qv të vazhdojë gjendjen e krizës për 30 ditë.

“Me këtë vendim, qeveria solli përfundim që të njoftohet presidenti i shtetit dhe Kuvendi, dhe përfundoi që t’i propozojë presidentit të sjellë vendim për pjesëmarrje të një pjesë të pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë së Veriut në ballafaqimin me gjendjen e krizës”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Qeverisë./Telegrafi/

 

The post Ushtria dhe policia do ta sigurojnë kufirin jugor dhe verior të Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy