Më 14 maj Greqia hap kufirin me Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 14 maj Greqia do ta hap kufirin për hyrje të shtetasve të Maqedonisë së Veriut, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai tha se këtë mëngjes ka biseduar me ministrin grek për Turizëm, Haris Teoharis, me të cilin janë dakorduar detajet për hapjen e kufijve.

“Më njoftoi se të dy kalimet kufitare, Evzoni dhe Dojran, do të hapen më 14 maj për qytetarët e RMV-së, por do të jetë e detyrueshme vërtetimi për vaksinim ose test negativ”, tha Filipçe.

Ai shtoi se pritjet janë që të hapet kufiri nëse nuk ndodh diçka që do ta përkeqësonte situatën me pandeminë./Telegrafi/

Advertisement

Më 14 maj Greqia hap kufirin me Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy