minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Kjo është vajza që dhuroi gjithë organet pas vdekjes - Struga.info


Kjo është vajza që dhuroi gjithë organet pas vdekjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kjo është vajza që dhuroi gjithë organet pas vdekjes

Verica Bellkovska (20) nga Berova është vajza e ndjerë për të cilën familja e saj u pajtua që t’i dhurojë organet te pacientët të cilët kanë nevojë, ndërsa mbrëmë dje 22-vjeçarit iu transplantua zemra në Klinikën e Kardiologjisë.

Vëllai i saj, Martin Bellkovski është i vetmi që ka mbetur në Berovë, ndërsa familja tjetër, motra e tij më e vjetër, babi dhe nëna e tij janë në Strumicë.

“Ishte vajzë e lumtur, gjithmonë e buzëqeshur”, thotë Martin Bellçovski për motrën e tij.

Ai sqaron se motra e tij humbi jetën për shkak të një aksidenti që u bë në vendkalim për këmbësorë në Strumicë më prill.

Advertisement

“Humbëm më të voglën e familjes. Në vendkalim në Strumicë një 18 vjeçar goditi me automjet dhe iku nga vendngjarja. Sa e di unë ata kanë zbuluar automjetin që goditi motrën tim, dhe më pas shoferi është paraqitur në polici”, thotë ai.


Veshkat e vajzës zemra e së cilës u dhurua do të shkojnë për pacientët e sëmurë që me vite janë në dializë

Advertisement

Ndryshe, krahas organit të zemrës, veshkët dhe eshtrat e saj do të dhurohen te pacientët tjerë me nevojë./Telegrafi/

The post Kjo është vajza që dhuroi gjithë organet pas vdekjes appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy