Gjendja në spitalet e Maqedonisë është alarmuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas mbledhjes koordinative të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe me drejtorët e Covid-Qendrave u konstatua se sistemi shëndetësor po ballafaqohet me sfidën më të madhe deri më tani.

Po ashtu u konstatua se spitalet janë të hapura edhe për pacientët që kanë probleme shëndetësore urgjente dhe u nevojitet ndërhyrja mjekësore, për pacientët kronikë gjendja e të cilëve u është përkeqësuar.

“Punonjësit në spitale japin përpjekje të mëdha për t’u kujdesur për të gjithë pacientët. Sistemi shëndetësor punon si asnjëherë deri më tani, i ballafaquar me pacientët me gjendje të rëndë shëndetësore nga COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Nga ministria shtojnë se ministri bashkërisht me drejtorët e spitaleve, mjekët dhe personelin mjekësor bëjnë gjithçka që është e mundur që pacientët ta marrin trajtimin më të mirë të mundshëm./Telegrafi/

Advertisement

Gjendja në spitalet e Maqedonisë është alarmuese shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy