
Përfundon në Lezhë shpërndarja e materialeve zgjedhore për të gjitha qendrat e votimit.
“Vizion Plus” mëson se është konstatuar vetëm një problem në Qendrën e Votimit 725 Manati, Njësia Kolsh, pasi mungon lexuesi elektronik.
Advertisement
Për këtë rast, është njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe prej tyre është bërë e ditur se nesër në mëngjes do të jetë gjithçka gati.