minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Maqedoni, tregtarët kundër shpalljes së ditës së diel ditë pushimi - Struga.info


Maqedoni, tregtarët kundër shpalljes së ditës së diel ditë pushimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tregtarët nuk dëshirojnë që dita e diel të jetë ditë pushimi për tregjet. Ata thonë se pikërisht në këtë ditë, qytetarët më së shumti e shfrytëzojnë si ditë tregtie dhe kjo masë mund të ndikojë në uljen e të hyrave.

Ata shtojnë se shteti duke dashur që t’i lirojë nga puna gjatë ditës së diel mund që t’i dëmtojë.

Siç dihet tani, në ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune që po hynë në procedurë kuvendare dhe ku dita e diel shpallet si ditë pushimi, ndërsa në ligj ndalohen edhe tregjet e gjelbërta. Ata janë në 39 veprimtaritë që do të ndalohen të punojnë.

Nga Grupi i tregjeve pranë Odës Ekonomike vlerësojnë lëshim ndalimin e tregjeve gjatë ditës së diel të punojnë duke thënë se me këtë prekin 30 mijë qytetarë të cilët jetojnë nga tregjet.

Advertisement

Ata paralajmërojnë protesta nëse Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk ndryshon mendje dhe nuk i heq tregjet te Propozim-ligji./Telegrafi/

The post Maqedoni, tregtarët kundër shpalljes së ditës së diel ditë pushimi appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy