LSM kundër punëdhënësve rreth ditës së diel për ditë pushimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
LSM kundër punëdhënësve rreth ditës së diel për ditë pushimi

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) reagoi ndaj qëndrimeve të punëdhënësve të cilët thonë se shpallja e ditës së diel si ditë pushimi do të çojë në humbje në shumicën e kompanive.

Atyre nuk u duket e arsyeshme që punëdhënësit të debatojnë me vetveten nëse duhet të punohet të dielën ose jo pa pasur debat me ata që punojnë gjatë ditëve të diela, përkatësisht pa punëtorët.


OBRM-PDUKM pyet nëse familja e ministrit Filipçe shpërndan coronavirusin të llojit afrikan

Advertisement

“I pyesim nëse në debat është biseduar për shtesën që duhet ta paguajnë për punëtorët që punojnë gjatë ditës së diel, e që nuk e paguajnë”, thonë nga LSM.

Ata pyesin se në çfarë mënyre i motivojnë punonjësit të punojnë gjatë ditës së diel dhe me cilën pune e krijojnë kapitalin.

“Pyesim ish-drejtorin e Zonave Industriale Zhvillimore dhe Teknologjike që gjatë tërheqjes së investitorëve të huaj, të njëjtëve u ka ofruar robër ose punëtorë në Maqedoni”, thonë nga LSM./Telegrafi/

Advertisement

LSM kundër punëdhënësve rreth ditës së diel për ditë pushimi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy