minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Gjermania dhe Sllovakia kërkojnë që Shkupi dhe Tirana së bashku t’i fillojnë negociatat me BE-në në qershor - Struga.info


Gjermania dhe Sllovakia kërkojnë që Shkupi dhe Tirana së bashku t’i fillojnë negociatat me BE-në në qershor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjermania dhe Sllovakia kërkojnë që Shkupi dhe Tirana së bashku t’i fillojnë negociatat me BE-në në qershor

Gjermania dhe Sllovakia po përpiqen që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria së bashku t’i fillojnë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, këtë e bëri të ditur në Twitter Ministri gjerman për Evropë, Michael Roth dhe Ministri i Jashtëm sllovak Ivan Korcok.

“Gjermania e mbështet qëllimin e presidencës portugeze me BE-në për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor. Të dy vendet kanë kryer reformat e kërkuara – tani BE duhet të japë. Vonesa e mëtejshme minon besueshmërinë e BE-së dhe stabilitetin e rajonit”, ka shkruar Roth në përgjigje të deklaratës së Komisionerit për zgjerim të BE, Oliver Varheji për Euronnew se Brukseli mund të fillojë bisedimet e pranimit me Tiranën nëse Shkupi dhe Sofja nuk gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët.

Shefi i diplomacisë së Sllovakis, Korcok, megjithatë, konsideron se Këshilli i BE-së duhet ta largojë veton për Maqedoninë e Veriut që e vendosi Bullgaria.

Advertisement

“Politika kredibile për zgjerimin e BE-së tani do të thotë hedhje poshtë të vetos në Këshill, i cili duhet ta njohë avancimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Mbajtja e konferencave ndërqeveritare me dy vendet po vonon shumë”, ka shënuar Korcok.

The post Gjermania dhe Sllovakia kërkojnë që Shkupi dhe Tirana së bashku t’i fillojnë negociatat me BE-në në qershor appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy