Kurz premton mbështetje nga Austria: Bisedimet e vonuara për Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë në qershor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kancelari austriak, Sabastian Kurz thotë se vendi i tij mbështet rrugën evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe se do të angazhohen për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas tij, qëllimi strategjik i Austrisë është çuarja e vendit në BE sa më shpejt që është e mundur.

Siç raporton MIA nga Beogradi, ai në intervistë për magazinën serbe “KorD”, shprehu keqardhje që Maqedonia e Veriut si “kandidate e pranuar” ende nuk ka hapur bisedimet për aderim me BE-në.

“Austria do të angazhohet me nisjen e bisedimeve të vonuara për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit 2021”, shtoi Kurz.

Ai gjithashtu ceku se Austria mbetet shtet mik i Ballkanit Perëndimor edhe në kohën e krizës dhe se mbështetja në rajon në luftën kundër pandemisë është prioriteti parësor./Telegrafi/

Advertisement

Kurz premton mbështetje nga Austria: Bisedimet e vonuara për Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë në qershor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy