
Një turist përjetoi momente tmerri, teksa kalonte mbi një urë prej xhami me një lartësi prej 100 metrash në Kinë.
Pamjet e frikshme janë publikuar nga mediat e huaja, ku duket burri që përpiqet të mbahet, ndërsa erërat e forta thyejnë pjesët e xhamit të urës.
Advertisement
Ai arriti të shpëtojë falë udhëzimeve të zjarrfikësve e policisë. Burri u dërgua më pas në spital, ku mori mbështetjen psikologjike pas tmerrit që përjetoi.