Momente ankthi për Del Pieron, shtrohet në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Momente ankthi për Del Pieron, shtrohet në spital

Momente, ankthi, frike dhe paniku për Alessandro Del Piero por jo për shkak të pandemisë së koronvirusit.

Legjenda e Juventusit ka pasur probleme me gurët në veshka dhe është shtruar në një spital të Los Angelos në SHBA, vend në të cilin kalon një kohë të konsiderueshme.

“Ende nuk besoj se si një gjë e vogël prej 3 mm mund të të bëjë kaq keq“, shkruan ish-kapiteni i bardhezinjve në “Instagram”. Për fat të mirë gjendja e tij nuk është serioze, teksa kanë vërshuar mesazhet inkurajuese.

Klubi i Juventusit i uron shërim të shpejtë, njësoj si Sydney FC, Luis Figo dhe Max Biaggi, sa për të përmendur disa nga shumë futbollistët dhe klubet e futbollit që i kanë dërguar mesazhe inkurajuese ish-sulmuesit të famshëm.

Advertisement

Del Piero do të qëndrojë disa ditë në spital për të pushuar dhe më pas mund t’i rikthehet jetës normale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy