Ish-ylli i basketbollit amerikan, në spital me Covid-19: Mos e nënvlerësoni këtë virus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish-ylli i basketbollit amerikan, në spital me Covid-19: Mos e nënvlerësoni këtë virus

Një nga qendrat më të mira të historisë së basketbollit amerikan, Patrick Ewing, ka njoftuar se është infektuar nga koronavirusi i ri.

Ish-lojtari i New York Knicks, aktualisht trajner i Universitetit të Georgetown, ndodhet i shtruar në spital.

“Dua të ndaj me ju lajmin se kam rezultuar pozitiv me koronavirus. Ky virus është i rëndë dhe nuk duhet nënvlerësuar. Kujdesuni për veten dhe për njerëzit tuaj të dashur. Sot, më shumë se kurrë, dua të falenderoj mjekët dhe infermierët. Do të bëhem mirë dhe do ta kalojmë këtë të gjithë së bashku”, shprehet ish-ylli i NBA.

Patrick Ewing ka qenë 11 herë pjesë e All Star Game gjatë karrierës së tij 15-vjeçare, ku ka pasur një mesatare prej 22,8 pikësh dhe 10,4 topash në tabelë për ndeshje. Përveç New York Knicks, ai ka pasur eksperienca edhe me Seattle Supersonics dhe Orlando Magic.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy