U infektua me COVID-19/ Flet për herë të parë Berlusconi: Ky virus është shumë i keq

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U infektua me COVID-19/ Flet për herë të parë Berlusconi: Ky virus është shumë i keq

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi foli për herë të parë për gjendjen e tij shëndetësore, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus javën e kaluar. 83-vjeçari e quajti sëmundje ferri virusin dhe tha se ai është shumë i keq.

“Virusi është shumë i keq. Nga mijëra pacientë që janë trajtuar në spital, unë isha një ndër rastet më të këqija që kishin parë. Po bëj më të mirën dhe shpresoj të jem në gjendje të dal sa më shpejt”, tha ai në një telefonatë me mbështetësit e partisë së tij “Forza Italia”.

Berlusconi u shtrua në spitalin San Raffaele në Milano të enjten.

Advertisement

U infektua me COVID-19/ Flet për herë të parë Berlusconi: Ky virus është shumë i keq shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy