minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Komisioni për Antikorrupsion do të paraqesë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për Ligjin për legalizim - Struga.info


Komisioni për Antikorrupsion do të paraqesë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për Ligjin për legalizim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është i mendimit të paraqesë një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për Ligjin e djeshëm për Legalizimin e Ndërtimeve të Paligjshme.

“Nëse Ligji për Legalizimin e Ndërtesave të Paligjshme hyn në fuqi, atëherë ne mund të vendosim një kryq në të gjitha ligjet e tjera, kështu që ne jemi të mendimit të paraqesim një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që ata gjyqtarë ta vlerësojnë atë”,

thotë kryetarja e Komisionit Antikorrupsion Biljana Ivanovska në një deklaratë për “MKD.mk”.

Ivanovska thotë se së pari do të analizojnë tekstin e Ligjit, por thekson se, sipas asaj që u publikua në media, Ligji nuk ka logjikë./Telegrafi/

Advertisement

The post Komisioni për Antikorrupsion do të paraqesë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për Ligjin për legalizim appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy