Qeveria me iniciativë të Komisionit për Antikorrupsion e shkarkoi Risto Çullakovskin 

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria në seancën e sotme vendosi ta shkarkojë personin zyrtar, Risto Çullakovski, anëtar i Bordit Drejtues – përfaqësues i themeluesit të Konviktit shtetëror të studentëve “Koço Racin” – Manastir për shkak të ekzistencës të konfliktit të interesit.

Vendimi, siç informojnë nga Kabineti i zëvendëskryeministrit, Lupço Nikollovski, u mor pas iniciativës së parashtruar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), e cila, siç thonë, u shqyrtua dhe u veprua nga Kabineti i Nikollovskit.

“Që nga formimi i qeverisë së re, çdo iniciativë e marrë nga KSHPK-ja në Qeveri, është shqyrtuar dhe vepruar me kujdes dhe në detaje. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit është ndër përparësitë kryesore në kornizën qeveritare “Veprimi 21 – Standardet Evropiane në shtëpi”, përkatësisht përparësia e dytë me radhë për këtë 2021, dhe në të gjithë procesin më e rëndësishmja është bashkëpunimi me të gjitha institucionet kompetente të anti-korrupsionit, me organet e pavarura, sektorin joqeveritar, komunitetin e biznesit”, theksojnë nga Kabineti i Nikollovskit.

Qeveria, shtojnë, tregon orientim dhe respekt të plotë për të gjitha organet e pavarura në vend, ndërsa mbi të gjitha, për Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, si një nga institucionet kryesore në zbulimin dhe parandalimin e korrupsionit.

Advertisement

“Kabineti i zëvendëskryeministrit përgjegjës për luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimin të qëndrueshëm dhe burimet njerëzore, Lupço Nikollovski, i shqyrton dhe vepron mbi të gjitha iniciativat e arritura nga KSHPK”, potencojnë nga kabineti i Nikollovskit.

Qeveria me iniciativë të Komisionit për Antikorrupsion e shkarkoi Risto Çullakovskin  shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy