
Kryeministri italian, Mario Draghi ka hequr dorë nga paga e tij prej 115,000 mijë euro.
Në një deklaratë për mediat, Draghi tha sse ai nuk do të merrte “asnjë shpërblim të çfarëdo lloji” gjatë kohës që ishte në detyrë.
Vendimi i Draghit për të hequr dorë nga paga vjetore, erdhi në një kohë kur bota përballet me krizën e shkaktuar nga pandemia.
Draghi, një ish-president i Bankës Qendrore Evropiane, ka pranuar propozimin e presidentit italian Sergio Matarella për të qenë kryeministër i vendit, në një kohë kur koalicioni i mëparshëm qeveritar pësoi “kolaps” gjatë pandemisë.
73-vjeçari përfiton pensione të mëdha shtetërore nga punët e tij të mëparshme si kreu i Bankës së Italisë dhe drejtori i përgjithshëm i thesarit italian. Po ashtu, posedon 9 prona në Itali dhe 1 në Londër.