minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Sot 16 viktima dhe 50 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni - Struga.info


Sot 16 viktima dhe 50 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.533 testime për coronavirus, ndërsa 50 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-26, Manastir-7, Kumanovë-6, Prilep-2, Ohër-2, Strugë-2, Koçan-1, Gostivar-1, Dibër-1, Vinicë-1 dhe Kratovë-1.

Nga MSH njoftojnë se kanë ndërruar jetë edhe 16 pacientë pozitiv me COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 133 pacientë të shëruar.

Advertisement

Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 154.937, prej të cilëve 146.632 janë shëruar, ndërsa 5.265 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (20 maj) është 3.040./Telegrafi/

The post Sot 16 viktima dhe 50 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy