Sot 16 viktima dhe 30 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.658 testime për coronavirus, ndërsa 30 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-14, Kumanovë – 4, Tetovë – 2, Koçan – 2, Manastir – 1, Veles – 1, Ohër – 1, Strumicë – 1, Kërçovë – 1, Radovish – 1, Vinicë – 1 dhe Probishtip – 1.

Nga MSH njoftojnë se kanë ndërruar jetë edhe 16 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 359 pacientë të shëruar.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 154.524, prej të cilëve 143.427 janë shëruar, ndërsa 5.184 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (14 maj) është 5.913./Telegrafi/

Sot 16 viktima dhe 30 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy