Maqedonia shpenzon 9.500 euro në vit për një të burgosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, biznesmeni Jordan Kamçev, ish-sekretari gjeneral i qeverisë Dragi Rashkovski, si dhe ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, janë disa prej fytyrave më të njohura që për momentin qëndrojnë në burg ose paraburgim. Janë aty sepse dyshohen ose janë gjykuar se e kanë dëmtuar shtetin dhe buxhetin e tij, por në një mënyrë ose një tjetër, shteti vazhdon të harxhojë për ta.

Një e dhënë e publikuar nga MIA tregon se në një vit shteti harxhon 18,2 milionë euro për burgjet dhe shtëpinë edukuese-përmirësuese. Në fakt pasuria e disa të lartpërmendurve është disa herë më e madhe se kjo shumë që harxhon shteti për burgjet në përgjithësi. Kujtojmë që vetëm Sasho Mijallkov ishte i gatshëm të japë 10,8 milionë euro garanci që të dalë nga paraburgimi në “Shutkë”.

Në një përllogaritje të përgjithshme, një i burgosur në vit i kushton shtetit 9,500 euro, megjithatë, kushtet në burgje mbeten sfida e sistemit ndëshkues-përmirësues. Edhe raporti i Komitetit për Parandalim të torturës për vitin 2020 e thekson këtë problem për burgjet e vendit si dhe nevojën për vendosjen e shërbimit profesional të burgjeve. Drejtori i drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, Marjan Spasovski, jep shpresa për përmirësim të gjendjes.

“Jo vetëm për pjesën e profesionalizimit të policisë së burgut, por para së gjithash, vërejtjes kryesore janë në pjesën e mbrojtjes shëndetësore dhe kapacitetet akomoduese, për këtë qëllim, kah fundi i korrikut do të shpallet tender në pjesën e rikonstruimit të shtëpive ndëshkuese-korrektuese, ku do të ndërtojmë repart të mbyllur tërësisht të ri dhe objekti i vjetër aktual që është më i vjetri në Idrizovë do të rrënohet dhe do të ndërtohet i ri, repart i mbyllur në ndërtesën e parë, në të dytën do të ndërtohet lavanderi, kuzhinë dhe repart paraburgimi”, ka thënë drejtori Spasovski për MIA.

Advertisement

Nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut theksojnë se kohëve të fundit janë notuar disa përparime në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese, më së shumti në aspekt të përmirësimit të kushteve materiale, po megjithatë ka ende sfida dhe probleme.

“Veçanërisht në aspekt të kushteve materiale, mbrojtjes shëndetësore, arsimimit dhe risocializimit të të dënuarve. Në mënyrë shtesë, të dënuarit shpesh paraqesin ankesa tek Komiteti i Helsinkit për përdorimin e forcës së tepruar nga zyrtarët në institucionet ndëshkuese-korrektuese – pjesëtarë të policisë së burgut, për çka është i nevojshëm përforcimi i efikasitetit dhe efikasitet i mekanizmave të jashtëm për ndjekje të të gjitha rasteve të torturës dhe sjelljes jonjerëzore”, kanë pohuar nga Komiteti i Helsinkit.

Të dhënat të cilat i ka siguruar Agjencia Mediatike tregojnë se nga gjithsej 18,2 milionë eurot që harxhohen në vit për burgjet, gjysma e këtyre mjeteve shkojnë për policinë dhe nëpunësit e burgut, ndërsa rreth 18% e mjeteve për përmirësim të kushteve në burgje. Në vitin 2020 në gjitha shtëpitë ndëshkuese-korrektuese të vendit ka pasur 1901 të burgosur, që kanë plotësuar 89% të kapaciteteve totale që ka vendi.

Advertisement

Maqedonia shpenzon 9.500 euro në vit për një të burgosur shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy