Maqedonia duhet të kthejë 1.2 milionë euro tek IPA fondet për shkak të ryshfetit prej 38 mijë eurove në MSHIA

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfundoi hetimi kundër Jahi jahia, ish-sekretarin shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratë, i dyshuar se ka marrë ryshfet nga firma italiane për të dhënë të dhëna të besueshme për të fituar tenderin. Furnizimi publik ka qenë me IPA fondet e Bashkimit Evropian.

Këtë hetim e udhëheq prokurorja për krim të organizuar dhe korrupsion Maja Konevska.

Vlera e tenderit është 1.2 milionë euro, ndërsa sipas rregullave të BE-së, nëse zbulohet keqpërdorimi i këtyre fondeve, shteti duhet t’i kthejë ato para.

Shteti më pas duhet që këto para t’i kërkojë nga të dënuarit, kuptohet nëse i kërkon gjykata.

Advertisement

“Për këtë rast autoritetet italiane zbatojnë hetim për firmën që ka fituar tenderin në Maqedoni në mënyrë ilegale. E rëndësishme është që na dorëzuan dëshmitë që na nevojiteshin për hetimin tonë kundër sekretarit shtetëror dhe një person udhëheqës, të cilët kanë marrë ryshfet dhe kanë informuar firmën italiane për të dhëna të besueshme se si të ketë përparësi dhe si të fitohet tenderi i paguar nga IPA fondet”, tha Vilma Ruskovska.

Ndryshe, Jahi Jahia dhe kolegu i tij, ish-zyrtar u arrestuan në vitin 2019 kur u zbatua kontroll në ministri. Afati për vazhdimin e hetimit u vazhdua disa herë me leje nga Prokuroria e lartë për shkak se priteshin dëshmitë e prokurorëve italianë për këto keqpërdorime./Telegrafi/

Maqedonia duhet të kthejë 1.2 milionë euro tek IPA fondet për shkak të ryshfetit prej 38 mijë eurove në MSHIA shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy