minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Kosova regjistron një viktimë dhe 23 raste me COVID-19 - Struga.info


Kosova regjistron një viktimë dhe 23 raste me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kosova regjistron një viktimë dhe 23 raste me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të enjten se ka regjistruar një viktimë dhe 23 raste të reja me COVID-19.

Siç njofton IKSHPK-ja viktima ishte një person 63 vjeç nga Ferizaj.

Shifra e raste të reja del pas testimit të 2.460 mostrave. Sipas kësaj shifre, del se 0.93 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Komuna me më së shumti raste të reja është ajo e Prishtinës, përkatësisht në këtë komunë janë regjistruar pesë raste.

Advertisement

Në 24 orët e fundit nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 230 pacientë.

Që prej 13 marsit 2020, deri më 27 maj, 2021, Kosova ka regjistruar 107.336 raste me COVID-19. Prej tyre, 2.242 raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq 102.107 pacientë janë shëruar.

Raste aktive janë 2.987.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy