minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Bullgaria do të jep donacion 50.000 doza vaksine për Maqedoninë e Veriut - Struga.info


Bullgaria do të jep donacion 50.000 doza vaksine për Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Këto ditë, siç u njoftua nga Presidenti i Bullgarisë, ata do të bëjnë një gjest miqësor dhe ne presim që javën e ardhshme të mbajmë takimin e parë në pikën kufitare”, tha dje Kryeministri Zoran Zaev, duke aluduar në donacionin prej 50,000 doza vaksine nga Bullgaria. Në ditët në vijim, specifikohen detajet me Kryqin e Kuq të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Lajmi u konfirmua nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

BGNES kujton se disa ditë më parë Presidenti Radev deklaroi se vendi i tyre do të sigurojë një donacion të konsiderueshëm të vaksinave për Maqedoninë fqinje.

Zaev beson se donacioni bullgar i 50.000 vaksinave jep një mundësi të mirë për të vazhduar bisedimet. Kryeministri pret që ata më pas të bien dakord për takimet e ardhshme në nivelin Kryeministror dhe Ministror për të gjetur një zgjidhje më të shpejtë të mosmarrëveshjes midis dy vendeve.

Advertisement

“Lidhjet ekzistojnë. Edhe një herë, kërkesa jonë dhe i gjithë fokusi është tek Bullgaria me të gjitha institucionet e tyre, Presidentin, por edhe Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, si dhe Parlamentin. Shpresojmë që në qershor ata të na mbështesin për të ndërmarrë hapin tjetër në procesin e integrimit”, tha Zaev./Telegrafi/

The post Bullgaria do të jep donacion 50.000 doza vaksine për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy