Stoev: Bullgaria është e hapur për dialog aktiv me Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Bullgaria është e hapur për dialog aktiv, të hapur dhe të plotë me Maqedoninë e Veriut”, deklaroi sot ministri i Jashtëm bullgar Svetllan Stoev, në konferencën e përbashkët pas takimit me homologun portugez Augusto Santos Silva dhe eurokomesarin Oliver Varhelyi.

Ministri bullgar gjithashtu tha se “fqinjët në rajon” duhet të punojnë në frymë të sinqeritetit dhe konstruktivitetit, duke shtuar se ekziston vazhdueshmëri në politikën bullgare në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe se Bullgaria kërkon marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe zbatim të marrëveshjes së 2017-tës.

“Bullgaria mbështet integrimet evropiane të Ballkanit Perëndimor, duke respektuar kriteret për arritje individuale të çdo vendi dhe duke respektuar vlerat bazë të bashkësisë, siç është fqinjësia e mirë”, tha Stoev.

Ai shprehu gatishmëri për t’u takuar me ministrin për Punë të Jashtme të RMV-së Bujar Osmani, me qëllim që siç tha, të bisedojë për iniciativat që mund t’i ndërmerr qeveria teknike në Bullgari./Telegrafi/

Advertisement

Stoev: Bullgaria është e hapur për dialog aktiv me Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy