Lajm i shkëlqyer/ Shqiptarët lejohen të udhëtojnë pa kufizime në të gjithë Bashkimin Europian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lajm i shkëlqyer/ Shqiptarët lejohen të udhëtojnë pa kufizime në të gjithë Bashkimin Europian

Bashkimi Europian heq kufizimet e udhëtimit për tre vende ballkanike, mes të cilave është edhe Shqiperia.

Kryediplomatet e 27 vendeve te Unionit miratuan vendimin ppër të shtuar SHBA-të, Shqipërinë, Libanin, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Tajvanin në listën e  vendeve nga të cilat ata do të lejojnë udhëtime jo-thelbësore.

Kjo nënkupton se shtetasit nga Shqiperia dhe këto vende të tjera do të lejohen të lëvizin për arsye turistike drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Vendet e BE rekomandohen gjithashtu të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit për tetë vendet aktuale në listë – Australia, Izraeli, Japonia, Zelanda e Re, Ruanda, Singapori, Koreja e Jugut dhe Tajlanda.

Advertisement

Vende e BE-së ende mund të zgjedhin individualisht të kërkojnë një test negativ COVID-19 ose një periudhë karantine.

Vendimi për të lejuar lëvizjet, vejn për faktin se shtetet e mësiperme, përfshirë Shqiperinë konsiderohen vende të sigurta edhe nga shifrat e Covid duke qënë se numrin e të infektuarve nuk e kanë më të lartë sesa 75 të infektuar për 1 mijë banore.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy