minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
ASH dhe AAA kërkojnë që të hiqet pagesa rrugore në autostradën Tetovë – Gostivar - Struga.info


ASH dhe AAA kërkojnë që të hiqet pagesa rrugore në autostradën Tetovë – Gostivar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kërkojnë nga Qeveria që të lirojë qytetarët nga pagesa rrugore në autostradën Tetovë – Gostivar.

Nga ASH dhe AAA thonë se kjo rrugë nuk i përmbush standardet bazë të një autostrade dhe nuk ka rrugë alternative.

“Gjithashtu nuk ka numër të mjaftueshëm të korsive, e mos të flasim për sigurinë, pasi këtë e dëshmojnë numri i lartë i aksidenteve si pasojë e cilësisë së dobët të rrugës dhe kafshëve që vazhdimisht hyjnë në rrugë. Për këto arsye nuk ka asnjë bazë që shfrytëzimi i kësaj rruge të paguhet. Prandaj ne kërkojmë që taksa rrugore të hiqet deri në ndërtimin e një autostrade e cila veçmë është domosdoshmëri. Nëse brenda javës, Qeveria nuk sjell vendim, atëherë grupi ynë parlamentar do të propozojë në Kuvend ligj për shfuqizimin e taksës”.

“Nëse pushteti aktual tenton të injorojë këtë kërkesë që vjen nga qytetarët, atëherë ju bëjmë me dije se në çdo rrugë të vendit do të përballeni me ta. Njëkohësisht i ftojmë qytetarët që ta ngrisin zërin, të mbështesin këtë kërkesë të tyre të cilën ne vetëm se po e formalizojmë përmes institucioneve”, thuhet në reagimin e ASH-AAA./Telegrafi/

Advertisement

The post ASH dhe AAA kërkojnë që të hiqet pagesa rrugore në autostradën Tetovë – Gostivar appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy