ASH dhe AAA kërkojnë që të hiqet pagesa rrugore në autostradën Tetovë – Gostivar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kërkojnë nga Qeveria që të lirojë qytetarët nga pagesa rrugore në autostradën Tetovë – Gostivar.

Nga ASH dhe AAA thonë se kjo rrugë nuk i përmbush standardet bazë të një autostrade dhe nuk ka rrugë alternative.

“Gjithashtu nuk ka numër të mjaftueshëm të korsive, e mos të flasim për sigurinë, pasi këtë e dëshmojnë numri i lartë i aksidenteve si pasojë e cilësisë së dobët të rrugës dhe kafshëve që vazhdimisht hyjnë në rrugë. Për këto arsye nuk ka asnjë bazë që shfrytëzimi i kësaj rruge të paguhet. Prandaj ne kërkojmë që taksa rrugore të hiqet deri në ndërtimin e një autostrade e cila veçmë është domosdoshmëri. Nëse brenda javës, Qeveria nuk sjell vendim, atëherë grupi ynë parlamentar do të propozojë në Kuvend ligj për shfuqizimin e taksës”.

“Nëse pushteti aktual tenton të injorojë këtë kërkesë që vjen nga qytetarët, atëherë ju bëjmë me dije se në çdo rrugë të vendit do të përballeni me ta. Njëkohësisht i ftojmë qytetarët që ta ngrisin zërin, të mbështesin këtë kërkesë të tyre të cilën ne vetëm se po e formalizojmë përmes institucioneve”, thuhet në reagimin e ASH-AAA./Telegrafi/

Advertisement

ASH dhe AAA kërkojnë që të hiqet pagesa rrugore në autostradën Tetovë – Gostivar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy