minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Më 26 korrik do të shpallet verdikti për ngjarjet e “27 prillit” - Struga.info


Më 26 korrik do të shpallet verdikti për ngjarjet e “27 prillit”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli Gjyqësor i Gjykatës Themelore Penale në Shkup, e kryesuar nga gjyqtari Ilija Trpkov, më 26 korrik do të shpallë verdiktin për organizimin e ngjarjeve të “27 prillit” të vitit 2017 në Kuvend.

Në kuadër të këtij rasti, ish-Presidenti i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski akuzohen për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë.

Shpallja e vendimit do të pasojë pas katër seancave të fundit gjyqësore në këtë rast, prokurorja Vilma Ruskovska, të akuzuarit dhe avokatët e tyre thanë fjalët e tyre përfundimtare./Telegrafi/

The post Më 26 korrik do të shpallet verdikti për ngjarjet e “27 prillit” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy