Të akuzuarit për “organizimin e ngjarjeve të 27 prillit” sot i thonë fjalët përfundimtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrojtja dhe të akuzuarit në rastin “Organizatorët e 27 prillit” sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup duhet t’i japin fjalët përfundimtare.

Të akuzuar në këtë rast janë ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, ish-Ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski.

Ata akuzohen për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. Këshilli penal për këtë çështje drejtohet nga gjyqtari Ilija Trpkov, ndërsa prokuroria përfaqësohet nga Vilma Ruskovska.

Në seancën e fundit, prokurorja Villma Ruskovska i tha fjalët përfundimtare, e cila tha se është dëshmuar se personat e akuzuar janë organizatorë të ngjarjeve të 27 prillit./Telegrafi/

Advertisement

Të akuzuarit për “organizimin e ngjarjeve të 27 prillit” sot i thonë fjalët përfundimtare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy