
Kisha e Shën Thanasit, një nga monumentet e kulturës më të rëndësishme, në Voskopojë, është dëmtuar si pasojë e reshjeve intensive te shiut dhe eres se forte.
Një pjesë e çatisë së këtij objekti të kultit ka pësuar shembje. Dëmtimet janë shnuar kryesisht në pjesën veriore.
GJERGJI KOKI
DREJTOR I MONUMENTEVE TË KULTURËS
AdvertisementSot do kryejme nje nderhyrje improvizore. Do konsolidojme nje shtrese mbuluese per te shmangur depertimin e ujerave.
Kisha është ndërtuar në 1724, dhe është një nga objektet e kultit më të vjetra dhe më me vlerë të fshatit turistik të Voskopojës, pasi ka një ansambël të pasur pikturash murale.
Edhe pse problematika është konstatuar më herët ka qënë e pamundur të sigurohen financime, ndërsa punimet e kryera ccdo vit për mirëmbajtje, kanë qënë të pamjaftueshme për të shmangur shembjen.
Edhe kisha e Shën Mëhillit rrezikon të ketë të njëjtin fat.