Shembet çatia e Kishës së “Shën Thanasit” në Voskopojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shembet çatia e Kishës së “Shën Thanasit” në Voskopojë

Kisha e Shën Thanasit, një nga monumentet e kulturës më të rëndësishme, në Voskopojë, është dëmtuar si pasojë e reshjeve intensive te shiut dhe eres se forte.

Një pjesë e çatisë së këtij objekti të kultit ka pësuar shembje. Dëmtimet janë shnuar kryesisht në pjesën veriore.

 

 

Advertisement

GJERGJI KOKI

 

DREJTOR I MONUMENTEVE TË KULTURËS

 

Advertisement

Sot do kryejme nje nderhyrje improvizore. Do konsolidojme nje shtrese mbuluese per te shmangur depertimin e ujerave.

 

Kisha është ndërtuar në 1724, dhe është një nga objektet e kultit më të vjetra dhe më me vlerë të fshatit turistik të Voskopojës, pasi ka një ansambël të pasur pikturash murale.

 

Advertisement

Edhe pse problematika është konstatuar më herët ka qënë e pamundur të sigurohen financime, ndërsa punimet e kryera ccdo vit për mirëmbajtje, kanë qënë të pamjaftueshme për të shmangur shembjen.

 

Edhe kisha e Shën Mëhillit rrezikon të ketë të njëjtin fat.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy